Napoli, Bregdeti i Amalfit, Bari

Napoli, Bregdeti i Amalfit, Bari

NAPOLI – SORRENTO – SALERNO / 4 DITË

Tur me guidë · Me avion · Mëngjes

Kohëzgjatja

3 netë

Nisja nga

Tirana

Ushqimi

Mëngjes

Hoteli

Sipas programit

Datat e nisjes & çmimet

Kjo ofertë ka data fleksibile. Kontakto agjencinë për datat e lira.

Rreth ofertës

  1. 1

    Dita 1 · Dita e parë

    Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 06.10. Mbrritja në Bari në orën 08.50. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Fjetje në Hotel.

  2. 2

    Dita 2 · Dita e dytë

    Mëngjesi në Hotel. Transferta për në port ne Sorrento . Nisja me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  3. 3

    Dita 3 · Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj.

    OPSIONALE:

    Nisja për në Positano me Anije. Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti.

    Nisja per ne Amalfi me Anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.

    Nisja për në Salerno me Anije. Mbrritja në Salerno.

    Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj.

    Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

  4. 4

    Dita 4 · Dita e Katërt

    Mëngjesi në Hotel.

    Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Barii – Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.20. Mbrritja në Tiranë në orën 00.15.

    Kujdes:

    1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.

    2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.

    3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

    4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.

Përfshihet

  • Fluturimi me avion Tiranë – Napoli – Tiranë ose Tiranë – Bari – Tiranë
  • Udhëtimi me traget Sorrento – Kapri.
  • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
  • Akomodim në Hotel, 1 natë në Salerno, 1 natë në Sorrento dhe 1 natë në Napoli
  • Mëngjeset në Hotele.
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.

Oferta u mblodh automatikisht nga faqja feleqitravel.com më 3 Tetor 2026. Çmimet dhe disponueshmëria mund të kenë ndryshuar — konfirmoji gjithmonë me agjencinë para pagesës.

Oferta të tjera për Napoli

Krahaso para se të rezervosh

Të gjitha

Eksploro më shumë

nga · për person

€289

WhatsApp